Përbërësit: 1 gotë kos, 1 gotë vaj, 1/2 gotë sheqer, 3 vezë ( në temperaturë dhome), 3 lugë gjelle miell, 1 gotë grizë, 1 pecivë, 1 lugë të çajit sod biokarbon, 1/2 lugë e çajit me kripë, 1 lugë sheqeri me sheqer vanile, lëvoren e një limoni të grirë në rende.
Për fillin: 1L qumësht, 3 lugë nisheste, 2 lugë miell, një të verdhë të vezës, një sheqer vanile, 1 gotë të vogël sheqer, 1 gotë të vogël mak.
Për sherbetin: 2 gota ujë, 1 gotë e gjysëm sheqer, lëngun e një limoni.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 1 gotë kos, 1 gotë vaj, 1/2 gotë sheqer, 3 vezë (që kanë qëndruar në tepmeraturë dhome) , 3 lugë gjelle miell, 1 gotë grizë, 1 pecivë, 1 lugë të çajit sodë bikarbon, 1/2 lugë e çajit me kripë, 1 lugë sheqer vanilje dhe në fund lëvoren e një limoni të grirë në rende më pas të gjithë përbërësit i përzirjmë mirë me tel kuzhinde duke e shtuar normalisht secilin përbërës me rend ngadalë. Pasi masa të jetë gati e qesim në tepsi për ëmbëlsira dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 10 deri 12 minuta.
Më pas përgatisim sherbetin, e ziejmë për 5 minuta dhe ia hedhim ëmbëlsirës tashmë të pjekur. E lëmë ëmbëlsirën të ftohet mirë në ndërkohë përgatisim fillin. Për fillin përziejmë të gjithë përbërësit së bashku dhe i ziejmë ngadalë në temperaturë mesatare. Më pas fillin e nxehtë ia hedhim sipër ëmbëlsirës së ftohtë.
Sipër e dekorojmë me pak mak, një gjysëm fete të hollë limoni dhe e lëmë përsëri në frigorifer që të ftohet. Kjo ëmbëlsirë bëhet shumë e shijshme, ka një shije të veqantë dhe gjithashtu mund ta përgatitni për raste të veqanta pasi që përgatitet shpejtë dhe nuk ju merr shumë kohë. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Sofija.
Ju bëftë mirë!