Ëmbëlsirë me molla

Përbërësit: 2 vezë, 50gr sheqer, 1 sheqer vanilje, 100ml vaj, 100ml qumësht, 400gr miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 1 mollë e prerë në copa të vogla (dhe 2 molla të tjera për dekorim sipër).

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine, shtojmë vezët, sheqerin, sheqer vaniljen dhe i tundim me tel kuzhine sa të treten përbërësit. Më pas shtojmë vajin, qumështin, miellin, pluhurin për pjekje dhe përsëri e tundim masën me tel kuzhine.

Pastaj marrim një mollë të prerë në copa të vogla dhe e hedhim tek masa e përgatitur më parë, masën e hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe të spërkatur me pak miell. Pasi e kemi hedhur masën në tepsi, marrim 2 molla dhe i presim në feta të holla në formë mandarine, më pas i rendisim sipër brumit për ëmbëlsirë në formë rrethore njëra pas tjetres.

Pasi të ketë mbaruar dekorimi i ëmbëlsirë sipër me molla, e fusim ëmbëlsirën për pjekje në 180 gradë C për 40 minuta. Pasi ëmbëlsira të piqet, e largojmë nga furra dhe sipër e dekorojmë me sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!