ëmbëlsirë

Ëmbëlsirë me sherbet çokollate

Përbërësit për këtë ëmbëlsirë: 3 vezë, 1 gotë të ujit sheqer, 1 gotë e gjysmë e ujit qumësht, 1 gotë të ujit vaj, 2 gota të ujit miell, 1 pako pluhur për fryerje (pecivë), një pako sheqer vanilje, 4 lugë të gjellës kakao, 1 gotë të gjellës sheqer pluhur, 1 gotë të ujit vishnje.

Për sherbetin: 2 gota të ujit qumësht, 1 gotë ujë, 5 lugë të gjellës sheqer, 4 lugë të gjellës kakao.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë vezët, sheqerin dhe i rrahim mirë me mikser për 5 minuta. Më pas shtojmë qumështin, vajin, miellin dhe e rrahim masën me tel kuzhine ndërkohë që shtojmë miellin. Pastaj shtojmë pluhurin për fryerje, sheqer vaniljen, 4 lugë të gjelles kakao dhe e tundim mirë masën me tel kuzhine.

Më pas marrim një enë kuzhine, shtojmë 1 lugë të gjellës sheqer pluhur, 1 gotë të ujit vishnje (nëse keni vishnje që i ruani në frizë mund ti përdorni) dhe i përziejmë me anë të lugës mirë vishnjet me sheqer pluhur, më pas i shtojmë tek masa e përgatitur më parë (brumi).

Marrim një tepsi katrore për ëmbëlsirë 34cm, e lyejm me vaj dhe e hedhim masën në tepsi për pjekje. Para se ta pjekim e nxehim furrën dhe më pas e pjekim ëmbëlsirën në 200 gradë C për 20 minuta, ndërkohë që piqet ëmbëlsira e përgatisim sherbetin.

Marrim një tenxhere dhe hedhim përbërësit e cekur më lartë për sherbetin, e përziejmë masën me tel kuzhine që të treten mirë përbërësit dhe e ziejmë derisa të marrë avull. Pasi ëmbëlsira të jetë pjekur e largojmë nga furra e lëmë të ftohet pak, gjithashtu edhe sherbetin më pas ia hedhim ëmbëlsirës sipër (ëmbëlsira e vakët, sherbeti i vakët).

Sipër këtë ëmbëlsirë mund ta derkorini me çkado që keni dëshirë, sipas shijes tuaj. Ju bëftë mirë! /pergatit.com