Përbërësit: 4 vezë, 2 filxhana qumësht, 2 filxhana sheqer, 2 filxhana vaj, 1 pluhur për pjekje, rrush të thatë, 2 lugë gjelle kakao, arra, 16 lugë gjelle miell, 1 lugë gjelle kokos. Për sherbetin: 1 gotë të ujit sheqer, 1 gotë e gjysmë ujë.
Për fillin: 3 lugë gjelle sheqer, 1 puding vanilje, ½ litër qumësht.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 4 vezë, tek vezët më pas shtojmë 2 filxhana sheqer dhe e përziejmë masën me mikser. Duke e përzier masën me mikser shtojmë 2 filxhana të vegjël qumësht, 2 filxhana të vegjël vaj dhe e përziejmë edhe për pak masën me mikser.
Tek 16 lugë miell shtojmë 1 pako pluhur për pjekje, më pas miellin e shtojmë ngadalë tek masa dhe e përziejmë mirë me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 1 lugë gjelle kokos, shtojmë arra të grimcuara dhe e përziejmë masën për pak me lugë. Pastaj tek masa shtojmë rrush të thatë, 2 lugë gjelle kakao dhe e përziejmë masën mirë me lugë.
Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi katrore të lyer me vaj duke e shtrirë mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë. Më pas e fusim ëmbëlsirën në furrë dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C përafërsisht për 25 minuta. Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë me një anë.
Më pas përgatisim sherbetin, në një enë kuzhine shtojmë 1 gotë të ujit sheqer, 1 gotë e gjysmë ujë dhe e ziejmë deri sa të vlojë. Ëmbëlsirë ia bëjmë disa vrima me pirun, më pas ia hedhim sherbetin (ëmbëlsira duhet të jetë e ftoftë, sherbeti i ftohtë).
Më pas në një enë shtojmë 3 lugë gjelle sheqer, 1 puding vanilje dhe e tretim me pak qumësht. Pastaj në një enë tjetër kuzhine shtojmë ½ litër qumësht, më pas e hedhim pudingun e tretur më parë në qumësht dhe e ziejmë për 15 minuta deri sa të trashet.
Ëmbëlsirën e leyjmë sipër me puding vanilje, e presim më pas në copëza katrore dhe sipas dëshirës e dekorojmë me copëza të vogla çokollate ose çfarë do që keni dëshirë. Ju bëftë mirë!