Përbërësit: 4 vezë, 8 lugë sheqer, 1 sheqer vanilje, 1 gotë të çajit qumësht, 1 gotë të çajit vaj
8 lugë miell, 3 lugë arra të bluara, 3 lugë kakao, 1 pluhur për pjekje (pecivë).
Për sherbetin: 2 gota të ujit qumësht, 200gr çokollatë kuzhine.
Për kremin e bardhë: 400ml hoplla, 2 krem shllag me shije vanilje, 1 gotë të ujit qumësht.
Përgatitja: Fillimisht përgatisim brumin, në një enë kuzhine shtojmë 4 vezë, 8 lugë sheqer, 1 sheqer vanilje, 1 gotë të çajit qumësht, 1 gotë të çajit vaj dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine ose mikser. Pastaj tek masa shtojmë 8 lugë miell, 3 lugë arra të bluara, 3 lugë kakao, 1 pluhur për pjekje (pecivë) dhe e përziejmë masën kështu gradualisht duke i shtuar përbërësit.
Pasi masi të jetë gati e hedhim në tepsi për ëmbëlsira dhe e pjekim në temperature 180 gradë C, duke e shikuar vazhdimisht që të mos na digjet. Në ndërkohë përgatisim sherbetin me 2 gota të ujit qumësht dhe 200gr çokollatë kuzhine.
Qumështin e vendosim në zjarr që të vlon, pasi të vlon ia shtojmë çokollatën dhe e përziejmë deri sa të shkrihet më pas sherbetin ia hedhim sipër ëmbëlsirë pasi të piqet. E përgatisim më pas kremin e bardhë me 400ml hoplla, 2 krem shllag me shije vanilje, 1 gotë të ujit qumësht i përziejmë me mikser dhe më pas e lyejmë ëmbëlsirën sipër me të.
Kremi karamel është i gatshëm veq, vetëm zieni me 300ml qumësht dhe pasi ftohet ia hidhni ëmbëlsirë sipër më pas e lini në frigorifer ëmbëlsirë për 3 orë. Ju bëftë mirë!