Përbërësit: 1 gotë të ujit sheqer, 500gr grizë (miell orizi, 3 gota e gjysmë), 500gr kos (2 gota e gjysmë të ujit), 1 pako pluhur për pjekje (pecivë), 1 pako sheqer vanilje, kikirikë pa kripë.
Për sherbetin: 5 gota e gjysmë të ujit sheqer, 5 gota të ujit ujë, 2-3 copa limon.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë 1 gotë të ujit sheqer, 500gr grizë, më pas shtojmë 500gr kos, 1 pako pluhur për pjekje, 1 pako sheqer vanilje dhe më pas i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me lugë ose me tel kuzhine për pak minuta. Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi të lyer me margarinë, tepsia duhet të jetë në formë katrore me 32cm ashtu siç e shikoni në video.
Masën e shtrijmë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë, më pas e lëmë në frigorifer të ftohet për 50 minuta. Pasi të ftohet e largojmë nga frigorifer dhe më pas e presim me thikë në forma katrore pak më të mëdha ashtu siç e shikoni në video. Sipër çdo katrori të ëmbëlsirës vendosim kikirikë pa kripë, më pas e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë C për 60 minuta.
Ndërkohë përgatisim sherbetin, në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 5 gota e gjysmë të ujit sheqer, 5 gota ujë, 2-3 copa limonë dhe e ziejmë për 6-7 minuta. Pasi të piqet ëmbëlsira e largojmë nga furra dhe sherbetin e nxehtë e hedhim sipër ëmbëlsirës së nxehtë. Më pas e presim përsëri ashtu si më parë dhe e lëmë për 3-4 orë ta thithë sherbetin, pastaj e shërbejmë. Ju bëftë mirë!