Përbërësit për këtë ëmbëlsirë: 100gr biskota pa kakao, 100gr biskota me kakao, 500ml qumësht, 1 puding të çokollatës, 100gr çokollatë, 2 lugë gjelle sheqer, lajthia të bluara për dekor.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 500ml qumësht, më pas 1 pudingë të çokollatës, 2 lugë të gjellës sheqer dhe pastaj e përziejmë mirë me tel kuzhine në temperaturë mesatare derisa të trashet pudingu. Më pas marrim një kuti të zbrazët të qumshtit dhe e presim me thikë ashtu siç e shikoni në video.
E pastrojmë pakon e qumështit me ujë, pasi pudingu të trashet shtojmë 100gr çokollatë dhe e përziejmë mirë derisa të shkrihet. Marrim më pas pak puding dhe e hedhim tek pako e qumështit ashtu siç e shikoni në video, biskotat i lyejm me puding duke e bërë bashk një biskota me kakao dhe një pa kakao dhe pastaj i renditim në pakon e qumësht.
Pasi i kemi renditur të gjitha biskotat në pako, sipër hedhim pudingun që na ka mbet dhe i mbulojmë biskotat me puding. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer dhe pasi të ftohet e largojmë dhe me anë të gërshërve ia largojmë pakon e qumështit ashtu siç e shikoni në video.
E largojmë ëmbëlsirë nga paketimi i qumështit dhe e vendosim në një pajtë. E dekorojmë sipër me lajthia të bluara dhe e presim siç e shikoni në video më pas e shërbejmë. Ju bëftë mirë!