Përbërësit: 6 vezë, 1 gotë e madhe qumësht, 1 gotë e madhe vaj, 6 lugë sheqer, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 1 sheqer vanile, 2 gota miell, 6 lugë kakao.
Për fillin: 1 litër qumësht, 1 puding vanile, 1 puding çokollate, 5 lugë niseshte, 1 lugë margarinë i shkrirë, sheqer sipas dëshirës.
Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë të gjithë përbërësit e cekur më lartë një nga një. I tundim mirë me tel kuzhine ose mikser deri sa të bëhet një masë homogjene.
Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta.
Pasi të pjeket e lëmë të ftohet për pak minuta dhe në të formojmë disa vrima me ndihmën e lugës që i pastrojmë speceta (që ua largojmë bishtat), kekun që mbetet e ruajmë për dekorim sipër.
Më pas pudingun dhe niseshten e tretim me pak ujë të vakët, i hedhim sheqerin e përziejmë mirë dhe pastaj e hedhim në qumësht që ka vluar më parë.
E ndalim temperaturën dhe e përziejmë deri sa të trashet dhe në fund i shtojmë një lugë margarinë (njësoj veprojmë edhe me pudingun e çokollatës).
Më pas pudingun e hedhim mbi torte, e lëmë të ftohet për pak, pastaj shtojmë pudingun e çokollatës si shtresë të dytë dhe krejt në fund e dekrojmë me arra dhe copëzat e mbetur nga keku. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Rrezarta. Ju bëftë mirë!