ëmbëlsirë

Ëmbëlsirë shumë e shijshme me fruta dhe çokollatë

Përbërësit:

7 vezë, 9 lugë sheqer, 1 sheqer vanilje, 1 gotë të çajit vaj, 9 lugë miell. 1 pluhur për pjekje, lëvoren e një limoni në rende, lëngun e një gjysmë limoni, dredhëza, banana, kivi, vishnje, 1 çokollatë kuzhine.

Për kremin: 500ml hoplla, 2 krem vanilje (shllag vanilje), 250gr mascarpone (djathë).

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 7 vezë, 9 lugë sheqer dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine ose mikser deri sa të treten vezët me sheqerin. Më pas shtojmë 1 gotë të çajit vaj, 1 sheqer vanilje, lëvoren e një limoni në rende, lëngun e një gjysmë limoni dhe i përziejmë përsëri të gjithë përbërësit me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 9 lugë miell, 1 pluhur për pjekje dhe e përziejmë masën mirë deri sa të fitojmë një masë homogjene.

Pasi masa të jetë gati e shtojmë në tepsi të lyer duke e shtrirë mirë me lugë në të gjitha anët (në tepsi katrore) më pas e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 30 minuta. Pasi të piqet e lëmë për pak të ftohet dhe më pas e presim petën horizontalisht (që të fitojmë 2 petë). Pasi peta të jetë gati fillojmë me përgatitjen e kremit, në një enë kuzhine shtojmë 500ml hoplla, 2 krem vanilje (shllag vanilje), 250gr mascarpone dhe e përziejmë mirë me mikser sa të dyfishohet kremi dhe të bashkohet masa.

Më pas masën e kremit e ndajmë përgjysmë, njërën e lëmë ashtu ndërsa në pjesën tjetër shtojmë dredhëza, banana, kivi në copëza të vogla dhe vishnje. E përziejmë mirë kremi me frutat dhe më pas tërë kremi e shtojmë sipër petës së parë duke e shtrirë kremin mirë me lugë.

Më pas e vendosim petën tjetër sipër dhe shtojmë masën tjetër të kremit sipër petës së dytë dhe e lyejmë mirë me lugë në të gjitha anët. Më pas sipër e dekorojmë përsëri me kivi, dredhëza, vishnje dhe çokollatë kuzhine të cilen e kemi shkrirë paraprakisht në temperaturë mesatare. Ka një shije përfekte, duhet ta provoni. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Mirishahe. Ju bëftë mirë!