Përbërësit: 2 vezë, 2 lugë kripë, 250 gramë jogurt, 150 gramë djathë të freskët, erëza sipas dëshirës (rozmarinë, borzilok…), 200 gramë djathë të fortë të grirë në rende, 1 qese pluhur për ëmbëlsira, 450 gramë miell, 20–30 gramë lakra turshi sipas dëshirës.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë vezët, kripën, jogurtin dhe djathin e freskët dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë djathin e grirë në rende, erëzat dhe pluhurin e ëmbëlsirave dhe sërish e përziejmë masën mirë me tel kuzhine.
Më pas tek masa shtoni miellin disa herë deri sa ta ngjishni brumin, është e mundshme që të jetë për ndonjë gram më tepër apo më pak, mirëpo është me rëndësi të bëni brumë të mirë i cili mundet lehtë dhe pa ngjitje të mëdha të përhapet në tavolinën e punës të cilen e spërkatim me miell.
Pastaj ndajeni brumin në katër pjesë dhe secilën pjesë përhapeni në 0.5 – 1 cm trashësi, më pas pritni në formë rrumbullake dhe fërgoni në vaj të nxehur nga secila anë derisa të skuqen. Ju bëfshin mirë!