Gjakderdhja në hundë, e quajtur ndryshe edhe si epistasa, përfshin rrjedhjen e gjakut nga brenda hundës.
Shumica e njerëzve kanë më pak raste gjakrrjedhje nga hunda, sidomos fëmijët dhe moshat e treta. Edhe pse gjakrrjedhja nga hundët mund të duket e frikshme, por në shumicën e rasteve nuk është e rrezikshme. Gjakrrjedhje e shpeshtë nga hunda konsiderohet edhe kur ajo ndodhë më shumë se një herë në javë.
Mësojeni se cilët janë disa nga shkaktarët e gjakrrjedhjes nga hunda?
Pjesa e brendshme e hundës përmban disa enë të vogla gjaku, që qëndrojnë përreth hundës dhe mund të dëmtohen lehtësisht. Gjithashtu dy nga shkaktarët më të zakonshëm të gjakrrjedhjes nga hunda janë, ajri i thatë kur thahen membranat e hundës ato janë më të ndjeshëm ndaj gjakderdhjes dhe infeksioneve dhe poashtu kruajtja e hundës.
Jo vetëm këta shkaktarë por edhe disa shkaktarë të tjerë që shkaktojnë gjakderdhje të hundes janë: Sinusiti akut, alergjitë, përdorimi i aspirinës, hemofilia (dhe çrregullime të tjera të gjakut), holluesit e gjakut si warfarin and qeparin, irrituesit kimik si amoniaku.
Gjithashtu sinusiti kronik, përdorimi i kokainës, ftohjet e zakonshme, trupa të huaj në hundë, spraji për hundët, si ai që përdoret për të trajtuar alergjitë nëse përdoret shpesh, riniti jo-alergjik dhe goditjet në hundë.
Shkaktarët më pak të zakonshëm të gjakrrjedhjes në hundë janë: përdorimi i alkoolit, telangiektasi hemorragjik i trashëguar (zgjerim i kapilarëve të gjakut), leukemia, polipet nazale (mishi i huaj në hundë), ndërhyrje kirurgjikale në hundë, tumor nazal, tremujori i dytë i shtatzënisë. /pergatit.com