Kek shumë i shijshem me banane

Përbërësit: 2 vezë, 4 banane, 225gr sheqer pluhur, 200gr gjalpë, 150gr sheqer, 80ml qumësht, 250gr miell, 1 pluhur për pjekje.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 150gr sheqer, 200gr gjalpë dhe i shkrijmë së bashku në temperaturë mesatare deri sa të fitojmë një masë karamele. Më pas karamelin e fituar shtojeni në tavën apo tepsin ku do ta piqni ëmbëlsirën dhe në fund shtroni bananet e prera në rrathë.

Më pas në në enë tjetër kuzhine shtojmë 2 të bardhat e vezës dhe i përziejmë mirë me mikser deri sa të fitojmë një shkumë të bardhë. Pastaj në një enë tjetër kuzhine shtojmë 2 të verdhat e vezës, 225gr sheqer pluhur, 1 pluhur për pjekje, 250gr miell  dhe e përziejmë mire me mikser.

Më pas të dy masat i bëjmë bashkë, i përziejmë edhe për pak minuta dhe pastaj e shtojmë sipër bananeve të. Pastaj ëmbëlsirën e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperature 180 gradë C për 30 minuta. Pas pjekjes ëmbëlsirën rrotullojeni në anën tjetër, në mënyrë që bananet të mbesin sipër dhe në fundë hidhjani sipër 80më qumësht.

Një kek shumë i shpejt dhe me shije fantastike, duhet ta provoni. Ju bëftë mirë!