Të mbash një fëmijë në bark për nëntë muaj është kënaqësi dhe sakrificë njëkohësisht. Jeta është me të vërtetë një mrekulli e pabesueshme. Në fakt, zhvillimi i jetës së njeriut në mitër është më shumë sesa veç mahnitëse.
A e keni ditur se gjithçka rreth jush – duke përfshirë se sa i gjatë do të jeni, çfarë ngjyre të syve do të keni dhe çfarë ngjyre të lëkurës – të gjitha përcaktohen në kohën e fertilizimit?
Çdo muaj që kalon ju rriteni në mënyrë të sigurt dhe të rehatshme brenda mitrës së nënës, derisa të vjen dita e madhe e lindjes. Shumë njerëz sot i injorojnë faktet rreth zhvillimit të njeriut, duke thënë se është “kontroverse”. Por, historia e krijimit të njeriut është thjeshtë një mrekulli në vete.
Përderisa nënat përjetojnë ndryshime të çuditshme në trupin e tyre për shkak të shtatzënisë, duhet ta dini se këto ndryshime janë për ta rehatuar foshnjën në mitër. Trupi punon për ta mbajtur mitrën të ngrohtë dhe të rrethuar me lëngje, në mënyrë që foshnja të mund të rrijë pezull, të hajë dhe të flejë.
Mund të befasoheni nga gjërat nëpër të cilat kalojnë foshnjat, madje edhe nga gjërat më të vogla. Por mos u brengosni, çdo pamje që do ta shihni më poshtë është e bukur dhe do të mësoni shumë se si është jeta në mitër.
Kështu, si zhvillohet njeriu në mitër, hap pas hapi? Si duken nëntë muajt e parë të jetës së njeriut në mitrën e nënës? Shikojeni videon më poshtë, e cila tregon rrugëtimin madhështor të njeriut në jetën në mitër, muaj pas muaji.