bajate

Kështu mund ta zbusni bukën bajate

Nuk jeni të detyruar ta hidhni bukën bajate – ndiqni këshillat tona dhe sërish kënaquni me fetat e bukës së butë.

Ekzistojnë shumë mënyra si ta zbusni bukën bajate, transmeton pergatit.

Mënyra e parë është zbutja në furrë. Furrën nxeheni në 180 gradë, ndërkaq bukën mbështilleni me leckë të njomur. Futeni bukën e mbështjellë në furrën e nxehur 5 – 10 minuta.

Bukën mund ta zbusni edhe në furrën e mikrovalës. Spërkateni me ujë (mos i qitni shumë ujë bukës) dhe mbështilleni në peshqir letre. Pastaj futeni në furrën e mikrovalës të aktivizuar në gradën më të lartë rreth 10 sekonda. /pergatit.com