Një postim që tregon si të pritet ananasi është bërë viral në rrjete sociale. Kjo është padyshim videoja më e mirë me ananas që e keni parë deri më sot.
Shumicës së njerëzve iu duket e vështirë prerja dhe ngrënia e ananasit, por kjo teknikë që është publikuar në internet ndryshon gjithçka.
Në video, e cila u publikua në internet nga përdoruesi Dillon Roberts, mund të shihet se si nxirën pjesët e ananasit nga lëkura, copa-copa, pasi e preu dhe hoqi pjesën e lartë të tij.
Videoja u publikua në Twitter nga 21-vjeçari që studion shkencat biomjekësore në Angli – dhe mori qindra mijëra pëlqime dhe komente, transmeton pergatit.com.
Duket sikur ananasi është krijuar të hahet në këtë mënyrë! Interneti thjeshtë u mahnit nga ky zbulim i ri. Shikojeni më poshtë videon e prerjes së përsosur të ananasit:
Im sorry but what the actual fuck 😨 pic.twitter.com/DYaDoGMe7i
— lewis mccluskey (@lewismccluskey) March 4, 2019