Këto shenja tregojnë se vuani nga anemia dhe nuk po e vëreni

Anemia është një gjendje shëndetësore gjatë të cilës trupi nuk merr mjaftueshëm qeliza të kuqe (të shëndetshme) të gjakut, me fjalë të tjera, nuk bartin mjaftueshëm hemoglobinë, ose këto qeliza nuk e bëjnë atë që duhet ta bëjnë.

Qelizat e kuqe të gjakut janë përgjegjëse për bartjen e oksigjenit në trupin tonë dhe heqjen e dioksidit të karbonit nga ai. Nëse këto procese nuk funksionojnë siç duhet, dioksidi na helmon. Shkaqet për këtë mund të ndryshojnë, ashtu edhe trajtimet. Ne në pergatit.com kemi përgatitur një listë me simptoma të anemisë, të cilat duhet t’i lexoni për të parë nëse i keni – dhe mënyrat se si t’i trajtoni ato.

Shenjat e anemisë: Shkaqet e anemisë mund të jenë të ndryshme. Natyrisht, të gjithë lodhemi dhe sëmuremi shpesh, por nëse shumica e këtyre simptomave shfaqen, ia vlen të kontrolloheni për të parë nëse me të vërtetë jeni anemik.

Lëkurë e zbehtë

Kur trupi jonë nuk merr mjaftueshëm oksigjen ose vuan nga mungesa e qelizave të kuqe të gjakut, ngjyra e lëkurës sonë ndryshon dhe duket shumë e zbehtë. Kjo do të thotë se lëkura ndryshon jo vetëm në fytyrë, por në gjithë trupin, sidomos në duar dhe gjuhë, transmeton pergatit.

Rrahje jonormale të zemrës

Nivelet e ulëta të hemoglobinës e shtyjnë zemrën të punojë më shumë se zakonisht për të pompuar gjak nëpër trupin tonë. Duke punuar më fort, zemra e ka më të vështirë të na jap oksigjenin e mjaftueshëm, duke rezultuar kështu në rrahje jonormale të zemrës.

Lodhje

Nëse organet tona nuk marrin sasinë e mjaftueshme të oksigjenit, trupi ynë duhet të punojë më fort për të prodhuar mjaftueshëm energji për funksionin e përditshëm dhe kjo na bën neve më të dobët dhe më të lodhur.

Probleme me koncentrim

Të gjitha organet tona kanë nevojë për oksigjen për të funksionuar siç duhet dhe këtu nuk përjashtohet as truri. Nëse niveli i oksigjenit është më i ulët sesa që kemi nevojë, nuk mund të mendojmë qartë dhe vuajmë nga koncentrim i dobët dhe fokusi.

Thyerja e thonjve

Nëse thonjtë tuaj janë të thyeshëm ose marrin formë si të lugës, ky mund të jetë një tjetër shenjë e anemisë. Thonjtë kanë nevojë për oksigjen në mënyrë që të qëndrojnë të shëndetshëm.

Çarje në qoshet e buzëve

Shumicës prej nesh na thahen ose çahen buzët prej erës, diellit ose temperaturave të ftohta, por anemia shkakton zona të veçanta të çarjes, që zakonisht prekë qoshet e buzëve.

Trajtimet natyrale për aneminë: Ka shumë lloje të anemisë dhe trajtimi ndryshon varësisht shkakut. Por, në përgjithësi ju mund ta trajtoni aneminë duke ngrënë shëndetshëm, si për shembull peshk dhe vaj ulliri, jogurt, djathë, perime të gjelbra, fasule, mish, vezë, qumësht dhe produkte të tjera të qumështit, spinaq, brokoli dhe panxhar.