Kifle në formë shtrudle

Përbërësit: 1 gotë qumësht, 1 gotë ujë, 1 gotë vaj, 2 vezë, 5 lugë gjelle sheqer, 5gr tharm buke, 2 sheqer vanilje, reçel kumbulle, sheqer pluhur, miell sipas nevojës. Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë të gjithë përbërësit e cekur më lartë një nga një. I përziejmë mirë të gjithë së bashku me tel kuzhine deri sa të formojmë një brum të butë, të cilin e lëmë të pushojë për 30 minuta.

Pasi brumi të jetë gati, e ndajmë në katër kulaçe të cilët më pas duhet ti hollojmë me holluese. E hapim petën dhe pasi peta të jetë gati e lyejm me reçel kumbulle apo me çfarëdo reçeli që keni dëshirë, më pas e mbështjellim petën në formë roleje dhe e presim.

Pasi të jenë gati i lëmë të pushojnë ashtu edhe për 15 minuta të tjerë, derisa të ngrohet furra në 200 gradë C. Kiflet e përgatitura kështu i pjekim në furrën e parangrohur (i pjekim sa të jetë e nevojshme, i përcjellni vazhdimisht që mos të ju digjen), pas pjekjes i largojmë nga furra dhe i spërkasim me sheqer pluhur. Ju bëshin mirë!