Kjo është receta kundër djegies nga dielli

Kjo recetë do t’ju sjellë lehtësim momental, ndërkaq lëkura juaj shpejt do të qetësohet dhe vetvetiu do të pushojë të ju tendosë.

Për zgjidhjen instant për djegie nga dielli ju nevojiten: një filxhan qumësht, një kub akulli, një peshqir i pastër, pambuku dhe një enë.

Procedura: Në enë hidheni qumështin dhe akullin më pas njomeni leckën në përbërës.

Shtrydheni leckën dhe vendoseni në zonat ku ju ka djegur dielli. Vini këto fasha derisa të hetoni lehtësim të dhimbjeve.

Pastaj lëkurën mund ta lyeni me losionin hidrant apo me krem. Kjo recetë është e suksesshme, sepse albuminat nga qumështi i ndihmojnë lëkurës që të rigjenerohet, ndërsa akulli ofron lehtësim dhe ftohje të lëkurës.