Përbërësit:
- 3 vezë
- 3 gota jogurt ose kos
- 1 gotë vaj
- 1 gotë qumësht
- 4 gota miell
- 1 pluhur për pjekje (baking powder)
- 3 ose 4 lugë shmand
- qepë të reja
- kripë
Përgatitja:
Në një enë kuzhine shtojmë vezët, jogurtin ose kosin, vajin, qumështin dhe i përziejmë mirë këta tre përbërës për pak minuta me tel kuzhine. Pastaj tek masa shtojmë miellin gradualisht, duke e përzierë masën vazhdimisht me lugë ose tel kuzhine dhe më pas shtojmë pluhurin për pjekje. E përziejmë përsëri masën dhe në fund i hedhim edhe shmandin.
Pasi i kemi përzier të gjithë këta përbërës, masës i shtojmë kripë dhe krejt në fund qepët e reja të cilat i kemi pastruar paraprakisht dhe i kemi grirë. Pasi brumi i krelanës të jetë gati e hedhim në tepsi me diameter 30cm dhe më pas e fusim në furrë për pjekje. Furrën e ngrohim më parë në 200 gradë C dhe e pjekim krelanën për 20 deri 25 minuta.
Pasi të piqet krelana e largojmë nga furra, e lëmë të ftohet për pak minuta duke e mbuluar sipër me një pecetë kuzhine dhe më pas e sherbejmë me domate, djathë, jogurt me çfarë do që të keni dëshirë. Bëhet një krelan shumë e shijshme dhe e shpejt, kjo recetë u përgatit me shumë dashuri nga zonja Benglise. Ju bëftë mirë!