Përbërësit: 60gr gjalpë i shkrirë (margarinë), 200ml qumësht i ngrohtë, 2 lugë të mesme sheqer, pak kripë, 15gr maja buke, 1 vezë, 4 gota e gjysmë miell, 600ml vaj, sheqer me kanellë ose sheqer pluhur.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine (tigan) shtojmë 60gr gjalpë që të shkrihet, më pas kur gjalpi të shkrihet në të shtojmë 200ml qumësht të ngrohtë, 2 lugë të mesme sheqer, pak kripë dhe i tundim të gjitha së bashku me tel kuzhine.
Më pas shtojmë tek masa 15gr maja buke e përziejmë me tel kuzhine deri sa të tretet mirë, pastaj shtojmë 1 vezë dhe e tundim përsëri masën me tel kuzhine. Më pas masën e hedhim në një enë tjetër kuzhine dhe shtojmë ngadalë 4 gota e gjysmë miell.
E përziejmë mirë masën me lugë deri sa të formojmë një brum të butë, më pas brumin e lëmë të qëndrojë për 1 orë. Pasi të ketë pushuar brumi e hedhim në tavolinë të përmiellur, e ndajmë në kuleçë të vegjël dhe ua japim formë ashtu si në video.
Më pas marrim një tigan dhe shtojmë 600ml vaj që të nxehet mirë, krofnet i pjekim në vaj në temperaturë të mesme dhe rrotullohen herë pas here deri sa të fitojn ngjyrën e duhur. Pasi të piqen krofnet i lyejm me sheqer me kanell ose sheqer pluhur. Ju bëfshin mirë!