kulaçe

Kulaçe të buta dhe të shijshme

Përbërësit:

  • 1 vezë
  • 200ml qumësht të ngrohtë
  • 100ml ujë të ngrohtë
  • 3 lugë gjelle majonez
  • 500gram miell
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 pako pluhur maja buke (ose një katrorë)

Për lyerjen e kulaçeve sipër na nevojitet:

  • 1 vezë
  • 50ml qumësht
  • fara susami

Përgatitja:

Në një enë kuzhine shtojmë së pari qumështin e ngrohtë, pastaj shtojmë ujin e ngrohtë, një vezë, sheqerin, kripën, një pako ose katrorë të freskët maja buke dhe krejt në fund majonezin. Të gjithë këta përbërës i përziejmë me mikser derisa të shkrihet maja e bukës.

Më pas tek masa e përzier shtojmë miellin dhe e përziejmë përsëri masën me mikser ose me lugë derisa të fitojmë masën e brumit. Pasi brumi të jetë gati e largojmë nga ena ku e kemi përzier dhe e vendosim në tavolinë të përmiellur.

E ngjeshim brumin me dorë duke formuar një kulaç dhe më pas e vendosim në një enë, duke e mbuluar sipër me qese kuzhine dhe më pas e lëmë ashtu që të dyfishohet brumi në ambient të ngrohtë.

Pasi brumi është dyfishuar e marrim dhe e vendosim në tavolinë të përmiellur, e ngjeshim mirë me duar dhe nga ky brumë ndajmë gjithsej 15 kulaçe mesatare jo shumë të mëdha. Më pas bëjmë formën e secilit kulaç dhe i vendosim në tepsi të lyer me vaj.

I lëmë kulaçet të qëndrojnë në tepsi për 15 minuta, të mbuluar me leckë kuzhine dhe pasi të kenë qëndruar 15 minuta i lyejmë sipër me qumësht, vezë ashtu siç e shikoni në video dhe sipër ju hedhim fara susami.

Kulaçet i pjekim në temperaturë 200 gradë C për 10-15 minuta. Bëhen shumë të shijshëm dhe të butë. Receta u përgatit nga zonja Neri.

Ju bëfshin mirë!