Malaga – Torta më e shijshme me banane

Për brumin:

  • 1 gotë çaji qumësht
  • 1 gotë çaji vaj
  • 1 gotë çaji sheqer
  • 3 vezë
  • 2.5 gota çaji miell
  • 1 paketë vanilje
  • 1 paketë pluhur për pjekje (pecivë)

Përgatitja: Qumështin, vajin dhe sheqerin i përziejmë mirë për 2-3 minuta, pastaj shtojmë vezët dhe i rrahim me shpejtësi për 2-3 minuta. Shtojmë miellin, pluhurin për pjekje dhe vaniljen, më pas përziejmë me mikser. E fusim në furrë 175 gradë C.

Përbërësit për kremin:

  • 4 lugë gjelle niseshte
  • 4 lugë gjelle miell
  • 1 maje luge kripë
  • 1 paketë vanilje
  • 3 të verdha të vezës
  • 1.5 gota çaji sheqer
  • 4 gota çaji qumësht

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në një tenxhere dhe përzieni vazhdimisht në pllakën e ngrohur të shporetit derisa të fitohet kremi. Pasi të jetë bërë kremi, hiqeni nga pllaka e shporetit dhe shtoni një qese pluhur kremi (shllag) dhe përzieni me shpejtësi të lartë me mikser për 5 minuta.

Pas ftohjes së tortës, shpërndani kremin e fituar sipër saj ashtu siç duhet. Më pas, sipër kremit të shtrirë, radhitni nga një banane si në videon që do ta shihni më poshtë dhe në fund mbuloni me salcën e çokollatës dhe futeni në frigorifer për një orë pastaj shërbejeni. Ju bëftë mirë!

Për salcën e çokollatës ju duhet:

  • 200g çokollatë e zezë
  • 1 kuti me krem hopla për ëmbëlsira (200ml)
  • Gjysmë gote çaji me qumësht
  • 3-4 badema ose lajthi

MOS HARRONI TË NA BËNI SUBSCRIBE NË YOUTUBE. SHIKOJENI VIDEON E RECETËS MË POSHTË: