Mini ëmbëlsira me qumësht dhe kokos

Përbërësit: 1 litër qumësht, 2 filxhana të kafes miell, 2 filxhana e gjysëm sheqer, 1 lugë margarinë, 1 sheqer vanile.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë qumështin, miellin dhe sheqerin. Këta përbërës i ziejmë së bashku deri sa të bëhet një masë homogjene (e trashë) më pas ia hedhim një lugë margarinë (i shkrirë), një sheqer vanile dhe i ziejmë përsëri të gjitha së bashku.

Pasi masa të jetë gati marrim filxhanat (të kafes) dhe i mbushim me masën e përgatitur (filxhanat i lagim pak me ujë para se ti mbushim). Pasi ti mbushim i fusim në frigorifer për ftohje për 3-4 orë.

Sipas dëshirës brenda mund ti futni copëza lajthie, pasi ftohen i nxjerrim nga filxhanat ngadalë i lyejmë me koks dhe i zbukurojmë sipas dëshirës me fruta. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Fifa.

Ju bëfshin mirë!