Përbërësit për pandispanjen: 6 vezë, 8 lugë sheqer, 8 lugë miell, 2 lugë kakao, 1 pluhur për pjekje (pecivë).
Përgatitja: Fillimsht marrim një enë kuzhine shtojmë vezët, 8 lugë sheqer dhe i përziejmë për 15 minuta derisa të rritet masa dhe të hapet ngjyra e vezëve. Pastaj me kujdesë duke i përzier ngadalë shtojmë 8 lugë miell, 2 lugë gjelle kakao dhe 1 pako pluhur për pjekje (pecivën). Tepsija duhet të jetë 50cm, më pas e hedhim masën në tepsi dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 10 ose 15 minuta.
Për fillin: 1 filxhan e gjysëm i neskafes me hopla, 1 puding çokollate, 100gr çokollatë.
Hoplla tundet mirë me mikser, ndërsa pudingu përgatitet sipas udhëzimit në paketim dhe pas zierjes ia shtojmë 50gr çokollatë të zezë. Pasi e presim pandispanjen në forma të lules si në foto, anash me ndihmën e shiringes i mbushim me hoplla duke lënë një hapsirë në mes ku aty i shtojmë një lugë të mesme puding.
Anash i lyeni pak me hoplla dhe keksa të bluar për dekor. Sipër i lyeni me çokollatë të shkrirë me pak hoplla dhe shllag për dekor. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Benglisa. Ju bëfshin mirë!