Nëse foshnja qanë pa arsye, kontrollojani këmbët

Shumë prindër frikësohen shumë kur nuk mund ta kuptojnë arsyen pse foshnja e tyre po qanë.

Janë ushqyer mirë dhe janë të shëndetshëm, por disi nuk mund të qetësohen. Tani ne dëshirojmë që t’ju tregojmë një nga arsyet që përfaqëson një rrezik të vërtetë.

Për fat të keq, shumica e prindërve nuk ia kanë idenë për këtë. Vështirë të besohet, por ekziston një lloj qime në çorapet e foshnjave që mund të ngatërrohet në gishtat e tyre për shkak të lëvizjeve të tyre të parregullta.

Kjo qime shkakton më pas dhimbje dhe bllokon qarkullimin e gjakut, që mund të rezultojë më pas edhe në amputim të gishtit nëse kërcënimi nuk vërehet me kohë.

Përgjatë kohës bëhet edhe më e vështirë që të shihet kjo qime për shkak se gishti fillon të ënjtet. Ky fenomen quhet “qimja që ndalon gjakun”. Scot dhe Jessica Walker janë prindër të rinj që u përballën me këtë.

Vajza e tyre e vogël qante gjithë ditën pa asnjë arsye. Jessica ia hoqi çorapet, duke shpresuar se do të qetësohej. Ajo vërejti se gishti i vajzës së saj ishte ënjtur dhe ishte bërë i kuq.

Në fund doli se një qime ishte lidhur përreth gishtit të saj. Ky fenomen ndodh mjaft rrallë, por shumë prindër përreth botës përballen me këtë kohë pas kohe.