Përbërësit: 5 vezë, 500gr sheqer, 250gr gjalpë (margarinë), 100gr çokollatë për zierje, 300gr biskota (pettit beure), obllande (koret për mbushje).
Përgatitja: Së pari shkrihet gjalpi me avull dhe pasi të shkrihet i shtohet sheqeri, çokollata duke e përzier vazhdimisht dhe më pas i shtohen vezët dhe keksat e bluara (të bluara në mikser).
Kjo masë përzihet derisa të homogjenizohet dhe më pas mbushen koret (obllandja), me fillin e përgatitur. Janë pesë kore të obllandes, të cilat mbushen në tërë hapsirën e saj dhe më pas shtypen me ndonjë enë të rëndë që të ngjitet masa brenda koreve.
Më pas kur obllanda të ftohet, e presim me thikë në formë të kubëzave dhe e servojmë me kafe. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Teuta.
Ju bëftë mirë!