Pastroni lehtësisht yndyrën nga pllakat me këtë përzierje

Sa herë që skuqni vezë, përshutë, apo çdo gjë tjetër në shtëpi yndyrat spërkaten në çdo mënyrë nëpër mure dhe dollapët e kuzhinës. Me kalimin e kohës, këto pika yndyre ngelen shumë të shëmtuar në të gjitha sipërfaqet e kuzhinës tuaj. Por mos kini merak!

Ne kemi një zgjidhje që e bën pastrimin e tyre shumë të lehtë. Kjo përzierje do të funksionojë në çfarëdo sipërfaqe, për fat të mirë qofshin ato dollapë druri, apo mure të pikturuar. Është i njëjti proces.

Si ta pastroni yndyrën nga muret e kuzhinës dhe dollapët?

Ju duhet: Ujë i ngrohtë, detergjent larës për enët, sfungjer, 1 gotë me sodë buke, uthull e bardhë, peshqirë  të pastër, letër kuzhine.

Udhëzime:

Fshijini njollat e ​​yndyrnave nga sipërfaqet e kuzhinës me një letër kuzhine. Zhysni një sfungjer enësh në ujë të ngrohtë dhe butësisht fshijini sipërfaqet me yndyrë për t’i zbutur.

Kombinoni një pikë ose dy ilaç enësh të lëngshëm në një enë me ujë të ngrohtë. Me një sfungjer kalojeni këtë përzierje në sipërfaqet me yndyrë.

Për njollat ​​kokëfortë kombinoni 1 filxhan me ujë të ngrohtë dhe 1 filxhan me sodë buke në një tas dhe trazojeni sa të bëhet një pastë. Aplikojeni pastën për njollat me ​​yndyrë dhe lëreni të thahet. Hiqeni pastën me një sfungjer, ose peshqir enësh të pastër të butë.

Nëse yndyrat dhe njollat ​​janë ende të dukshme, kombinoni sasi të barabarta uthulle dhe ujë të ngrohtë në një shishe spraj. Spërkateni dhe lëreni të thahet për 5 minuta. Fshijeni me një peshqir të pastër.

Më pas thajeni sipërfaqen sërish me një peshqir të pastër të thatë. Shmangni përdorimin e zbardhuesve të paholluar, të cilat mund të rrënojnë bojën ose të bëjnë më shumë njolla në sipërfaqet e tjera. /pergatit.com