Pastroni sinuset lehtë, duke bërë si kjo grua në video

Një fyt i pezmatuar, një hundë e zënë dhe dhimbje përreth syve dhe fytyrës tregojnë se gripi juaj i zakonshëm është shndërruar në sinusit. Sinusiti, ndryshe i njohur si infeksioni i sinuseve, ndodh kur sinuset bllokohen me mukozë, duke bllokuar kështu bakteret brenda.

Në videon më poshtë që pergatit.com ka gjetur për ju, Heather Wibbels tregon si të bëni një masazh të veçantë, një teknikë kjo që ndihmon në lehtësimin e kongjestionit nga gripi dhe alergjitë. Wibbels tregon se presioni në kokë mund shkaktohet nga një lëng limfatik që formohet në kokë.

Por, ky ushtrim ju ndihmon ta “kulloni” kokën dhe të hapni nyjet limfatike prapa veshëve dhe në qafën tuaj. Për më tepër, sistemi juaj limfatik ju ndihmon të pastroni toksinat. Ndryshe nga sistemi kardiovaskular, sistemi limaftik nuk ka “pumpë” për të stimuluar lëvizjen e tij.

Në rast se lëngu limfatik nuk funksionon siç duhet, shumë probleme shëndetësore mund të ndodhin. Trupi juaj mund të përballet me një ngarkesë më të madhe toksike, i cili ka ndikim të keq në të gjitha sistemet trupore. Në mënyrë që të përkrahni sistemin limfatik, duhet t’i bëni masazh fytyrës për t’i kulluar këto lëngje.

Qe pse duhet të bëni këtë masazh: Ndihmon në shkurtimin e kohëzgjatjes së gripit, ndihmon në uljen e mbajtjes së lëngjeve në fytyrë që mund të hollojnë fytyrën dhe ta bëjnë të duket e dobët, ndihmon të lehtësoni dhimbjen e sinuseve dhe t’i ç’bllokoni ato, duke lehtësuar kështu presionin e sinusit nga ftohjet dhe alergjitë.

Kështu, e gjitha çfarë duhet të bëni është ky masazh 15-minutësh. Ky masazh ndihmon rrjedhjen e lëngut limfatik nëpër kokë në mënyrë të rregullt dhe rritë aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet. Kujdes, nëse jeni shtatzënë ose vuani nga kanceri, gjakderdhja aktive, probleme me zemër, mos e bëni këtë masazh. Shikojeni videon më poshtë për ta parë demonstrimin e plotë të masazhit: