Pjeshka, receta që duhet ta përgatitni për Bajram

Përbërësit:
6 vezë, 4 filxhanë (të kafes ) sheqer, 4 filxhanë vaj, 2 filxhanë qumësht, 2 pako pecivë, miell sipas masës,

Për mbushje:
Një copë arrë ose një copë çokollatë.

Përgatitja:
I tundim vezët dhe sheqerin së bashku derisa të shkrihet sheqeri më pas shtojmë qumështin, vajin, i përziejmë përsëri dhe pastaj i shtojmë miellin së bashku me pluhurin për pjekje (peciv).

Më pas i ngjeshim mirë  derisa burimi të mos ngjitet për dore, në tepsi shtrojmë letër kuzhine dhe nga burimi marrin masën sa një arrë e formojmë si top të vogël dhe i renditim në tepsi nga dy gishta larg njëra tjetrës.

I pjekim në 180 gradë për rreth 20 minuta, pastaj si të piqen duke qenë ashtu të nxehta ua heqim brendësinë me një lugë të vogël. Brenda i mbushim me një copë arrë ose një copë çokollatë dhe i lyejmë (brenda) me nutella, duke i kapur së bashku.

Në fund në një enë hedhim një lëng pjeshke dhe i fusim pjeshkat në të, më pas i lyeni me sheqer (ose sheqer pluhur) për dekorim dhe shije më të mirë. Ju bëfshin mirë! /pergatit.com