Këtij kombinimi të përsosur të aromave dhe shijeve nuk mund t’i rezistojnë as llupësit më të mëdhenj.
Përbërësit: 20gr tharm, pak sheqer, pak kripë, 200gr kos, 50ml vaj, 500-600gr miell, 3 vezë, 250 gr mish të bluar, një qepë e vogël, 1 spec i kuq, 1 domate e vogël, piper dhe kripë.
Përgatitja: Fillimisht ngjisheni brumin me tharm, pak ujë, 2 vezë, kos, vaj, kripë dhe miell derisa të bëhet i lëmuar dhe i butë dhe më pas lëreni të bymehet. Më pas në vaj fërgoni qepën e grirë, shtoni specin e grirë dhe mishin e bluar dhe në fund domaten e prerë në kube.
Fërgoni mirë dhe në të shtoni të bardhët e vezës, kripën, piperin por mundeni të shtoni edhe pak erëza.
Më pas brumin e ngjesheni dhe hollojeni në formë drejtkëndëshi, shtoni mishin dhe bashkoni skajet edhe nga njëra anë edhe nga tjetra dhe lëreni në atë mënyrë që të shihet filli.
Më pas rendisni në tepsi në formë rrethi, lëreni që pogaçja të bymehet, lyeni me të verdhët e vezës dhe hidhni sipër farëra dhe kripë të trashë dhe më pas piqeni në temperaturë 200 gradë C rreth 35 – 40 minuta.
Është shumë dekorative, ndërkaq shija është e mrekullueshme, duhet ta provoni. Ju bëftë mirë!