Përbërësit:
2 vezë (një e verdhë e vezës ndahet për lyerje), 2 gota ujë të vakët (200ml gota),1 gotë uji vaj,1 kvasac pluhur (10gr),1 lugë e mesme sheqer,1 lugë e mesme kripë, 6 gota uji miell.
Për mbushje:
Djathë i bardhë i përzierë me majdanoz.
Sipër:
Susam dhe fara të zeza.
Përgatitja:
Së pari tretet kvasaci me sheqer në ujë të vakët për 5 min. Pastaj i hidhen përbërësit e tjerë dhe gatuhet ngadalë brumi duke ia hedhur miellin ngadalë, derisa të formohet një brumë i butë.
Brumi lihet 30 min të dyfishohet dhe pastaj nga brumi i ardhur i gatuajmë 19 kuleç (aq gota kemi marrë ne), se kështu dalin 24 kuleç. Kuleçtë hapen me dorë dhe mbushen me djathë të përzierë me majdanoz si në foto. Mbushen gotat me radhë dhe lihen që të pushojnë edhe 30 min.
Mandej lyhen me të verdhën e vezës dhe mbi u hidhet susam dhe fara të zeza. Piqen në furrë të nxehur më parë në 180 gradë celsius për 20 min. Nga gota pogaçet nxirren duke e prerë anash gotën me gërshërë, për t’i nxjerrë më lehtë. Ju bëfshin mirë! /pergatit.com
Receta u rekomandua nga Nadire Hoxha.