Prindër, kurrë mos i lini fëmijët të ulen kështu

Fëmijët zbulojnë gjëra të reja ndërsa rriten: mësojnë si të ecin, çfarë pëlqejnë, cili ushqim ka shije më të ëmbël dhe cili të njelmët. Përderisa këto janë gjëra normale, ka disa gjëra të tjera si mënyra se si zgjedhin të ulen që ndikon në ta shumë.

Një nga pozitat më të zakonshme të uljes në mesin e fëmijëve është pozicioni W. Fëmijët mund të kalojnë orë të tëra duke qëndruar ulur kështu ndërsa luajnë, por nëse fëmija juaj e bën këtë, ndalojeni menjëherë.

Ulja në pozitën W nuk rekomandohet për askënd. Shumica e fëmijëve ulen në këtë pozitë ndërsa luajnë, por prindërit duhet ta dinë se kjo pozitë mund të çojë në probleme ortopedike. Ulja në pozitën W mund të ndikojë në dislokim të ijëve të fëmijëve, dhe nëse në familjen tuaj ka histori të displasisë së ijës, ky pozicion duhet të shmanget.

Nëse fëmija ka ngushtësim të muskujve, kjo pozitë do ta përkeqësojë atë. Kjo pozitë dëmton ijët, thembrat dhe gjunjët. Nëse fëmija juaj rri ulur në këtë mënyrë, inkurajojeni që të ulet ndryshe.

Ulja në pozitën W ndikon që fëmija të fitojë një model të parregullt të lëvizjes. Shfrytëzimi i pozitave të tjera për t’u ulur do ta ndihmojë fëmijën në zhvillimin e modeleve më të dëshirueshme të lëvizjes. Edhe një video, e publikuar në YouTube kohë më parë, tregon se nuk është mirë për fëmijën që të ulet në pozicion të tillë. Videoja në fjalë, e krijuar nga kanali ‘Intant Farisha’, ka më shumë se 100,000 shikime.

Shikojeni atë më poshtë dhe shpërndajeni këtë artikull me të tjerët:

https://youtu.be/6gMYpMTKozA