E kishit menduar ndonjëherë që nëpërmjet jashtëqitjes mund të humbisni peshë dhe t’i bëni zorrës së trashë një nder të madh?
Mund të mendoni se kjo fjali është qesharake, por është krejt e kundërta pasi pastrimi i zorrës së trashë është një mënyrë e shkëlqyer për të humbur peshë, por edhe për të përmirësuar florën bakteriale të zorrëve.
Për të mbajtur zorrën e trashë të pastër nga toksinat dhe për të lehtësuar problemet e tretjes, nevojitet një detoksifikim i saj, që fare lehtë mund të bëhet edhe në shtëpi. Mjafton të pini këtë lëng detoksikues.
Përbërësit: ½ filxhan çaji me lëng molle, 2 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë çaj xhenxhefili, ½ lugë çaji kripë dhe ½ filxhan çaji ujë të nxehtë.
Përgatitja: Hidhni ujin në një enë dhe vendoseni në zjarr të vlojë. Largojeni më pas nga zjarri dhe hidheni në një gotë. Shtoni në të kripën dhe përziejini. Më pas hidhni lëngun e mollës, xhenxhefilin dhe lëngun e mollës dhe përziejini të gjithë përbërësit mirë.
Përdoreni këtë pije 3 herë në ditë: në mëngjes me stomakun bosh, në mesditë para vaktit të ngrënies dhe sërish në mesditë pasi ka kaluar pak nga koha që keni marrë dozën e dytë. Ndiqni këtë trajtim 1-2 herë në muaj dhe do të habiteni me rezultatet.