Refleksologu i njohur: Bëjani këtë këmbës dhe flini sikur qengj

Simptomat e pagjumësisë gjenden tek 1/3 e popullsisë globale. Dhe kjo mund të çojë në pasoja shumë serioze. Prandaj, është mirë që t’i kushtoni rëndësi mënyrës se si bini për të fjetur dhe si flini në përgjithësi. Shumë njerëz marrin ilaçe që iu ndihmojnë për të fjetur, por ne duam t’ju tregojmë një mënyrë tjetër për ta zgjidhur problemin e pagjumësisë.

Një masazh i këmbës mund t’ju ndihmojnë të flini menjëherë. Ne në pergatit.com jemi të lumtur që po i shpërndajmë këto teknika të thjeshta me ju që ju marrin shumë pak kohë, por që do t’jua përmirësojë dukshëm gjumin e natës. Michele Stevens, një refleksolog, shpjegon në disa hapa se si t’ia bëni vetes këtë mesazh. Ne shtuam edhe disa teknika më shumë për ju, të cilat mund t’i kombinoni me këshillën nga Michele.

Hapi 1

Mund të filloni me pikën në maje të gishtit të madh. Masazhojeni pikën në lëvizje rrethore. Më pas butësisht shtypeni dhe mbajeni për disa sekonda.

Hapi 2

Tani masazhojeni gishtin e madh të këmbës me gishtin e madh të dorës. Filloni nga anash duke kaluar në maje. Më pas shkoni në mes dhe pastaj në anën tjetër. Përsëriteni këtë tri herë.

Hapi 3

Masazhojeni pjesën e lartë të shputës. Kaloni tek gishtat, duke u bërë presion gjithë seksioneve të shputës. Përsëriteni këtë disa herë.

Hapi 4

Masazhojeni mesin e shputës. Për ta bërë këtë, shtypeni gishtin tregues nëpër shputë, nga njëra anë në anën tjetër, në lëvizje rrethore. Përsëriteni këtë tri herë.

Hapi 5

Masazhojeni qendrën e shputës me gishtin tregues në lëvizje rrethore. Më pas shtypeni këtë pikë dhe mbajeni për disa sekonda.

Hapi 6

Me kujdes tërhiqeni çdo gisht të këmbës. Filloni nga gishti i madh tek më i vogli. Përsëriteni këtë disa herë. Mund t’i bëni masazh edhe pjesës mes gishtave.

Hapi 7

Duhet ta gjeni pikën më të lartë të kyçit të këmbës, në pjesën e brendshme të saj. Kjo pikë ndodhet 4 gishta lart pikës së treguar në foto. Tani shtypeni prapa në asht dhe masazhojeni në lëvizje rrethore për pesë skonda. Gratë shtatzëna nuk duhet ta bëjnë këtë, transmeton pergatit.com.

Hapi 8

Duhet të shtriheni në shpinë dhe t’i lakoni gjunjët. Kapeni këmbën me dorë dhe lakoni gishtat. Do të ndjeni një shtrëngim në fundin e këmbës. Shtypeni këtë pikë dhe masazhojeni në lëvizje rrethore. Përsëriteni këtë edhe në këmbën tjetër. /PERGATIT