Përbërësit: 2 gjokse pule (pa kocka),1 lugë çaji kripë, ¼ lugë çaji piper,1 lugë çaji pluhur hudhre, 4-6 feta proshutë, 4 feta djathë kaçkavalli,1 filxhan miell, 2 vezë të rrahura,1 filxhan thërrime buke, 3 filxhanë lulë brokoli, 4 lugë gjelle vaj ulliri,1 lugë çaji kripë, ¼ lugë çaji piper.
Udhëzimet:
1. Parangrohim furrën në 200 gradë celsius.
2. Presim gjokset e pulës në mënyrë horizontale, duke u siguruar që mos ta presim anën tjetër. I hapim dhe i vendosim rrafsh, duke i rrahur sipër për t’i bërë petë duke përdorur një tenxhere ose tigan. I hedhim erëza si kripë, piper, dhe pluhur hudhre dhe i fërkojmë dy anët. I vendosim 2-3 feta proshutë mbi pulë, dhe dy feta tjera djathë kaçkavalli. I rrotullojmë me kujdes duke u dhënë formë roleje.
3. Hedhim miellin, vezët dhe thërrimet e bukës në tri enë të ndara. E ngjyejmë pulën e rrokullisur në miell, pastaj në vezë dhe në thërrime të bukës. E vendosim në një enë për pjekje.
4. Shtojmë brokolin, duke e përzierë me vaj ulliri, kripë dhe piper.
5. Pjekim në furrë për 20 minuta, e prejmë dhe e servojmë.
Ju bëftë mirë!