role

Role të vogla me kokos dhe çokollatë, gati në pak minuta!

Role pa pjekje dhe thjeshtë të shijshme! Ky është një desert nga Cookist për të cilin nuk do të pendoheni!

Përbërësit për këto role:

  • 1l qumësht
  • 50gr gjalpë
  • 70gr kakao
  • 160gr miell
  • 190gr sheqer pluhur
  • 3 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • Kokos
  • Krem shllag

Përgatitja

Për t’i përgatitur këto role, fillimisht vlojeni qumështin, shtoni miellin, kakaon, sheqer pluhurin dhe përzieni mirë me tel kuzhine derisa të trashet si një çokollatë. Shtoni më pas gjalpin, ekstraktin e vaniljes dhe përzieni përsëri me tel kuzhine.

Merreni një tepsi katrore, shtrojini letër kuzhine dhe lyjeni me gjalpë. Më pas, tepsinë shtrojeni me kokos gjithandej, duke mos lënë hapësira askund dhe rrafshojeni mirë kokosin në tepsi. Derdheni në tepsi përzierjen e përgatitur, rrafshojeni mirë në tepsi dhe lëreni të pushojë për dy orë.

Në një enë, hidheni krem shllagun (krem pana për ëmbëlsira) dhe rriheni me mikser derisa të trashet. Më pas, këtë krem shtrojeni në tepsi, sipër ëmbëlsirës dhe rrafshojeni mirë. Priteni në katrorë të gjatë si në video dhe më pas hiqni katrorët duke i rrokullisur dhe fituar formën e roles. Kështu veproni me të gjithë katrorët, duke i mbuluar sipër me kokosin që mbetet prapa në tepsi.

Dhe ja pra, këto role të shijshme janë gati! Ju bëfshin mirë! /pergatit.com