Përgatitja: 3 vezë, 1 gotë të çajit grizë, 1 gotë të ujit vaj, 1 gotë të çajit sheqer, 1 lugë të sheqerit sod bikarbon, 1 sheqer vanilje, miell deri sa të trashet. Për sherbetin: 1kg sheqer, 800ml ujë.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë i përziejmë pak me tel kuzhine më pas tek vezët shtojmë 1 gotë të çajit grizë, 1 gotë të ujit vaj, 1 gotë të çajit sheqer dhe e përziejmë përsëri masën mirë deri sa të treten të gjithë përbërësit.
Më pas tek masa shtojmë 1 lugë të sheqerit sod bikarbon, 1 sheqer vanilje dhe e përziejmë përsëri masën për pak me tel kuzhine. Pastaj tek masa shtojmë miell dhe e përziejmë mirë vazhdimisht deri sa të fitojmë një brumë të butë. Pasi brumi për sheqerpare të jetë gati, marrim tepsin ku do ti vendosim dhe e lyejmë me margarinë.
Më pas nga brumi formojmë topa të vegjël ose çfarë do forme që dëshironi, duke e vendosur secilin me rend në tepsi derisa të na mbaroj i gjithë brumi. Sheqerparet më pas i fusim në furrë për pjekje dhe i pjekim në temperaturë 250 gradë C për 30 minuta. Pasi të piqen i largojmë nga furra dhe i lëmë me një anë.
Krejt në fund përgatisim sherbetin, marrim një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 1kg sheqer, 800ml ujë dhe e ziejmë për 20 minuta. Pasi të zihet sherbeti ua hedhim sheqerpareve (sherbeti duhet të jetë i nxehtë por jo duke vluar). Më pas i lëmë ashtu për 1 orë që ta pijnë mirë sherbetin dhe pasi ti shërbejmë i dekorojmë me kokos sipas dëshirës.
Ju bëfshin mirë!