Shëroni kockat me lëvozhga të vezëve

Mënyra më e shpejtë për të pregatitur një vakt të pasur me vlera yshqyese është të bësh një vezë: omëletë, të zier, sy, të skuqur shumë ose pak, pasi ke hapur vezën ti e hedh lëvozhgën e saj.

Vezët janë një ushqim i mbushur me proteina, kalcium dhe minerale që miliona njerëz në mbarë botën e konsumojnë çdo ditë.

Por, kush ka menduar ndonjëherë për vlerën e lëvozhgave të vezëve?

Pse duhet ta konsiderojnë atë vetëm si një kuti të pavlerë të një artikulli ushqimor, që duket i padobishëm pasi të copëtohet?

Askush nuk mund tju fajësojë ju, sepse përfitimet e lëvozhgave të vezëve janë jashtëzakonisht të nënvlerësuara dhe për to nuk është folur.

Ekspertët e gazetës “Super Shëndeti”, si gjithnjë na befasojnë: Këtu janë disa mënyra të dobishme për të përdorur lëvozhgat e vezëve, në vend që t’i hidhni ato.

Shumica e mjekëve rekomandojnë përdorimin e lëvozhgave të vezëve, për të përgatitur një shtojcë të kalciumit, për forcimin e eshtrave dhe parandalimin e çrregullimeve të lidhura me kockat.

Përveç kësaj, kjo është një alternativë më e lirë se sa ta blesh atë nga farmacia.

Pluhur i nxjerrë nga lëvozhgat e vezëve përmban një furnizim të pasur me kalcium natyral dhe elementë të tjerë si fluori dhe strontiumi që forcojnë eshtrat e njeriut dhe parandalojnë dhe trajtojnë osteoporozën.

Kalciumi i vezëve gjithashtu ka reduktuar me sukses përkeqësimin dhe dhimbjen e eshtrave dhe nxit densitetin dhe lëvizjen e eshtrave në pacientët me osteoporozë. Kalciumi i lëvozhgave të vezës mund të zvogëlojë dhe të sigurojë lehtësim nga simptomat e sindromës premenstrual.

Ndiqni këto hapa për të bërë një shtojcë të domosdoshme të kalciumit, duke përdorur lëvozhgat e vezëve:

Vloni lëvozhgat e 12 vezë në nxehtësi të lartë: Sigurohuni që të ndani copëzat e thyera të lëvozhgave nga njëra-tjetra, ndërsa i vendosni në tenxhere me qëllim që të mos grumbullohen së bashku. Zierja e lëvozhgave do t’i pastrojë ato tërësisht nga bakteret dhe substancat e tjera të padëshiruara.

Shtyni lëvozhgat poshtë në ujë me një lugë për t’u siguruar se janë zhytur tërësisht. Pas 5 deri në 6 minuta, do të vini re formimin e një shkume mbi ujë, pas formimit të shkumës, lërini lëvozhgat të ziejnë edhe për 3 minuta.

Hiqeni enën nga nxehtësia, derdhni ujin dhe vendosni mënjanë lëvozhgat. Shtroni ato në një tavë për pjekje dhe i futni në furrë në 90 gradë Celsius për 10 deri në 15 minuta për t’i tharë plotësisht, përndryshe, mund t’i thani ato në një mikrovalë për disa minuta.

Shtypni vezët me duar dhe pastaj i bluani në një mulli kafeje, ose në blender për disa minuta.

Dhe ja, shtesa juaj e kalciumit tani është gati, një suplement tërësisht natyral. Konsumoni 1 lugë çaji nga pluhuri i kalciumit të lëvozhgave. Ju mund ta tretni atë në gjysmë gotë me ujë ose lëng frutash të freskëta dhe ta pini. Marrja e më shumë se një lugë çaji në ditë mund të irritojë stomakun e disa njerëzve.

Shënim: Sigurohuni që të përdorni lëvozhga nga vezët e fshatit.

Na bëni Subscribe në Youtube