Shkenca thotë se të kesh motër ndikon shumë në shëndetin mendor

Ata që janë rritur me motër, ndoshta nuk e dinë se sa mirë është kjo për shëndetin e tyre. Grindjet, përleshjet dhe nëse motra është më e madhe se ju, përkujtimi se ajo është më e madhe se ju, e kanë bërë paksa dramatike.

Duke u rritur me motrën, kohërat ndoshta nuk kanë qenë gjithmonë të lumtura, por hulumtimet shkencore tregojnë se të kesh motër në fakt të bën person më të mirë.

Një hulumtim i bërë nga hulumtuesit në Universitetin e Brigham Young, gjetën se motra inkurajon fëmijën të jetë i dobishëm, pa marrë parasysh dallimin në moshë ose nëse është më e vogël ose më e madhe se ju.

Studimi shkencor thotë: “Të kesh motër i mbron adoleshentët nga ndjenja e vetmisë, padashurisë, fajit, ndrojtjes dhe frikës. Nuk ka rëndësi a është motra më e madhe apo më e vogël, ose sa shumë dallojnë në moshë”.

Studimi përfshiu 395 prindër me të paktën dy fëmijë, njëri prej të cilëve ishte 10 deri 14 vjeç. Hulumtuesit më pas studiuan çdo familje për një vit, për të nxjerrë më vonë përfundimet, transmeton pergatit.com.

Adoleshentët që kishin motër, shfaqën përfitime të qarta. Motra ndihmon në zhvillimin tonë, pasi ato komunikojnë më shumë se djemtë, gjë që na ndihmon shumë kur kemi nevojë të flasim për problemet tona.

Ka edhe disa këshilla për prindërit në këtë studim. Është e rëndësishme që t’i inkurajoni fëmijët të jenë më të dashur me njëri-tjetrin. Sipas Laura Padilla-Walker, sapo fëmijët të hynë në adoleshencë, motra do të ketë një ndikim shumë të madh.

Ajo thotë se nuk ka asgjë të keqe që fëmijët tuaj të grinden mes vete, pasi kjo u ndihmon atyre të zhvillojnë emocionet dhe të fitojnë vetëbesim. Pra, sipas shkencës, motrat janë diçka për të cilën duhet të jemi falënderues; sa më të vjetër që bëhemi, aq më shumë afrohemi dhe i vlerësojmë ato.

Kështu që, ta shpërndajmë këtë artikull për motrat! Shpërndajeni me motrat tuaja dhe gëzohuni që e keni një të tillë në jetë! /pergatit.com