Si të përgatisni pingjur?

Përbërësit: 10kg speca, 15kg domate, 3 filxhanë të kafesë vaj, 1 filxhan të kafesë kripë, 1 filxhan sheqer, 1 filxhan uthull, 10-15 thelbinj hudhre, 1-2 tuba majdanoz, karota sa të dëshironi.

Përgatitja: Domatet i përvlojmë, i qërojmë, i grijmë dhe i vëmë të zihen. Gjithashtu edhe specat i pjekim, i qërojmë, i presim imët dhe ua shtojmë domateve të cilat i kemi shterur nga lëngu duke i zier afër 60 minuta së bashku me karotat.

Domatet dhe specat i ziejmë për rreth 3-4 orë, dhe kur pingjuri fillon të shterret i shtojmë vaj, kripë, hudhra, sheqer, uthull, dhe i ziejmë ashtu edhe gjysmë ore së bashku. Në fund pingjurit i shtojmë majdanoz të grirë dhe pas 15 minuta e largojmë nga zjarri.

Kavanozët të nxehtë i mbushim me pingjur të nxehtë dhe pastaj i mbulojmë dhe i lëmë ashtu të mbuluar disa orë derisa sa të ftohen. Pastaj pingjuri është i gatshëm për t’u ngrënë. /pergatit.com

9