Tavë me mish qengji dhe spinaq

Përbërësit: mish qengji, 500gr spinaq, 500gr pazi, 5-6 qepë të njoma, 3 thelpi hudhër, majdanoz dhe koper të freskët, kripë, piper të zi, 1 lugë kafeje me piper të kuq, vaj ulliri.

Përgatitja: Fillimisht mishin e vendosim për 14-20 minuta të ziejë me kripë, piper, pak vaj dhe 2 gota ujë. Qepët dhe hudhrat i grijmë hollë dhe i skuqim me vaj ulliri gjer sa të fillojnë të zverdhen, hedhim pazin të grirë hollë, e lemë disa minuta.

Më pas bashkojmë edhe spinaqin, e lemë sa të bjeri masa, bashkojmë edhe erzat të gjitha. Mishin e vendosim në tavë, hedhim edhe masën e spinaqit dhe lëngun që na ka mbetur nga zierja e mishit dhe e vendosim në furrë në temperature 200 gradë C.

Si fillim i vendosim 1 letër alumini që gjella të ziej, më pas e largojmë dhe e lemë deri sa të mbetet me yndyrë.

Ju bëftë mirë!