Pjepri është fruti ideal për të “luftuar” këto ditë të ngrohta. Falë sasisë së madhe të ujit, vitaminave dhe mineraleve, ndihmon organizmin tonë të fitojë energji, të sigurojë hidratimin e nevojshëm, po kështu të mbrojë shëndetin e zemrës, veshkave, syve, si dhe kundër plakjes.
Falë përbërjes së lartë në vitamina dhe minerale, pjepri mund të konsiderohet “minierë ari”. Për të përfituar më së miri nga vlerat e larta ushqyese të këtij fruti, preferohet të konsumohet brenda muajve prill-gusht, që njihet edhe si sezoni i këtij fruti.
Më poshtë gjeni 11 përfitimet shëndetësore të konsumimit të pjeprit.
Anti kancer
Përmbajtja e lartë e karrotenoideve në pjepër mund të parandalojë kancerin dhe të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive. Konsumimi i rregullt i këtij fruti është efektiv në parandalimin dhe goditjen që në bërthamë të kancerit që pushton trupin tuaj. Prandaj përfshini pjeprin në dietën tuaj për të parandaluar këtë sëmundje vdekjeprurëse.
Mbron zemrën
Një antikoagulant i quajtur adenozinë i pranishëm te pjepri mund të ndalojë mpiksjen e qelizave të gjakut që shkakton goditje ose sëmundje të zemrës. Pjepri ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke holluar gjakun në trup. Përveç kësaj, përmbajtja e lartë e ujit në pjepër ofron një efekt qetësues i cili ndihmon në lehtësimin e aciditetit në stomak.
Mbron veshkat
Vetitë e shkëlqyera diuretike të pjeprit janë të dobishme në shërimin e sëmundjes së veshkave. Kështu, konsumi i rregullt i pjeprave çdo ditë në mëngjes ndihmon në ruajtjen e shëndetit të veshkave.
Ndihmon tretjen
Nëse keni probleme me tretjen, mund të provoni të hani pjepër për të lehtësuar lëvizjen e ushqimeve nga aparati tretës, zorrë, drejt jashtëqitjes. Përmbajtja e lartë e ujit te pjepri është veti e shkëlqyer për sa i takon tretjes pasi ndihmon jashtëqitjen, ndërsa përmbajtja minerale eliminon aciditetin që shpesh shkakton vështirësi në tretje, veçanërisht në stomak.
Jep energji
Shumica e pjeprave përmbajnë vitaminë B të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të prodhimit të energjisë në trupin tuaj. Vitaminat B kërkohen nga trupi juaj për të përpunuar sheqernat dhe karbohidratet. Ndaj dhe konsumimi i pjeprit mund t’ju japë energji të konsiderueshme.
Humbje peshe
Ashtu si shumica e frutave të tjera, pjeprat janë ideale për rënie nga pesha. Këta fruta janë në vlera të ulëta natriumi dhe kalorish, po kështu pa yndyrë dhe kolesterol. Përmbajtja e lartë e ujit mund t’ju mbajë të plotë për më gjatë, ndërsa ëmbëlsia natyrale ul fërkimet tuaja për ushqime me sheqer dhe ëmbëlsira me kalori të larta.
Lëkurë e shëndetshme
Një nga vlerat kryesore të pjeprit është përmbajta e lartë e kolagjenit, i cili ruan integritetin e strukturës së qelizës në të gjitha indet lidhëse duke përfshirë lëkurën. Gjithashtu, përshpejton shërimin e plagëve dhe ruan qëndrueshmërinë e lëkurës. Konsumi i rregullt i pjeprit është i dobishëm për ata që kanë lëkurë të thatë.
Kundër plakjes
Me konsumimin e pjeprit ne gjithashtu tonifikojmë lëkurën dhe sigurojnë përfitime kundër plakjes për shkak të pranisë së vitaminave A, B dhe C. Ju mund të përgatisni një maskë fytyre kundër plakjes duke prerë feta të hollë të pjeprit të freskët dhe t’i vendosini këto feta në fytyrën dhe qafën tuaj. Më pas shtrihuni dhe relaksohuni për 15 deri në 20 minuta. Shpëlaj me ujë të freskët. Ky veprim do të freskojë lëkurën tuaj dhe do të sigurojë shkëlqim rinor.
Hidratues i mirë
Pjeprat kanë veti shumë të mira hidratuese dhe energjike. Ju mund të përgatisni një maskë fytyrash hidratuese duke përzier trangull me pjepër dhe mjaltë.
Rrit flokët
Pjepri është burim i mirë i betakarrotenit që konvertohet në vitaminë A brenda trupit. Kjo vitaminë A është jetike për flokët e shëndetshëm dhe rritjen normale të flokëve. Ndaj me konsumimin e pjeprit, kemi rritje të shëndetshme të flokëve. Ashtu si pjesa tjetër e trupit, shëndeti i flokëve varet edhe nga ushqyesit që iu japim folikulave të flokëve për rritjen e tyre. Konsumi i frutave të pasura me vitamina dhe minerale mund të nxisë rritjen e flokëve dhe parandalimin e problemeve të flokëve. Pjepri mund të jetë i dobishëm për flokët tuaj, sidomos për rritjen dhe mbajtjen e tyre sa më të shëndetshëm.
Parandalon rënien e flokëve
Mangësitë në vitaminat B janë gjithashtu përgjegjës për shkaktimin e humbjes së flokëve. Pasi pjepri është i pasur me vitaminë B, si dhe acidi folik dhe inositol (substancë), të cilat ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve dhe nxisin rritjen e tyre.
Vlerat ushqyese. Ky frut është i mbushur me lëndë ushqyese të shëndetshme, që nga vitaminat, mineralet dhe antioksidantët. Ky frut është shumë i varfër në kalori rreth 100 gramë frutë i freskët përmban vetëm 34 kalori.
Vitamina A.
Pjepri është një frut shembullor për sasinë e madhe të vitaminës A. 100 gramë pjepër i freskët përmban më shumë se 112% të sasisë ditore të rekomanduar me vitaminë A, (ky frutë mban rekord për sasinë e madhe të kësaj vitamine)
Antioksidantë. Po kështu është i pasur me antioksidantë dhe flavonoidë, sikurse është betakarroteni, lutein, që luftojnë radikalet e lira dhe përbërës të tjerë, të cilat sigurojnë mbrojtje kundër disa llojeve të kancerit.