Për mijëra vjet, gratë kanë mbetur shtatzënë dhe kanë lindu fëmijë në adoleshencë dhe në fillim të 20-tave, por kohët e fundit mosha mesatare e nënave që lindin fëmijë ka ndryshuar në të tridhjetat.
Në fakt, në 2017, pothuajse gjysma e lindjeve ishin nga nënat 30 vjeç. Mjekësia moderne i lejon gratë të zgjedhin të shtyjnë lindjen e fëmijëve, por për këtë ka përfitime dhe rreziqe që vijnë kur gratë mbesin shtatzënë në të 20-at kundrejt të 30-tave.
Përparësitë kur mbetni shtatzënë gjatë të 20-tave
Jeni më fertilë, kështu keni më shumë gjasa të mbetni shtatzënë
Në moshën 25, keni shumë më shumë gjasa të mbetni shtatzënë (rreth 20%) sesa kur të arrini moshën 35 vjeçare. Gratë lindin me të gjitha vezët që do t’i kenë ndonjëherë, rreth 1 milion. Fertiliteti fillon të bie ngadalë rreth moshës 32 vjeçare dhe kjo rënie bëhet edhe më e shpejtë pas moshës 35. Në moshën 37, vlerësohet se do t’ju mbesin vetëm 25,000 vezë.
Shanse më të vogla të abortit spontan dhe rreziqeve tjera të shtatzënisë
Ndryshe nga gratë e moshës 35 dhe më lartë, nënat e reja kanë më pak gjasa të zhvillojnë diabet dhe tension të lartë kur janë shtatzënë. Pa këto probleme, dhe falë kualitetit të lartë të vezëve kur jeni në të 20-at, do të keni më pak rrezik nga aborti spontan.
Përparësitë kur mbetni shtatzënë gjatë të 30-tave
Keni më shumë gjasa të bëni binjakë (ose trinjakë)
Edhe pse kjo mund të jetë një dobësi, të kesh shtatzëni të shumëfishta do të thotë që mund të jesh prind i më shumë se një fëmije kur të jesh më i pjekur dhe më i gatshëm. Është një lajm i mirë nëse dëshironi më shumë se një fëmijë, por i dëshironi vetëm pasi të keni mbushur të 30-at. Në fund të fundit, fertiliteti bie deri atëherë, por mundësia për të pasur binjakë rritet me moshën, sepse ndryshimet hormonale shkaktojnë lëshimin e shumë vezëve në të njëjtën kohë.
Mund të jetoni më gjatë
Një studim zbuloi se gratë që kishin fëmijën e tyre të fundit pas moshës 33 vjeç kishin dy herë më shumë gjasa të jetonin mbi 95 vjeç krahasuar me gratë që kishin fëmijën e tyre të fundit më herët. Pra, shtyrja e shtatzënisë ju jep përfitimet që jo vetëm të përmirësoni veten kur jeni në të 20-at por edhe të jetoni më gjatë. Kjo do të thotë që do të keni më shumë vite për të parë fëmijët dhe familjen tuaj të rriten.
Fëmija mund të jetë më inteligjent dhe më i gjatë
Një studim në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se gratë që kanë të parëlindurit e tyre midis moshës 30-39 vjeç kanë më shumë gjasa të kenë fëmijë më të zgjuar sesa nënat e moshës 20-29 vjeç. Një studim tjetër zbuloi se nënat më të vjetra ka të ngjarë të kenë fëmijë më të gjatë. Meqenëse shumica e njerëzve vlerësojnë ata me intelekt dhe shtat më të lartë, ia vlen të prisni derisa të keni arritur të 30-at përpara se të lindni fëmijë.
Nuk ka një moshë të përsosur për të lindur fëmijë
Nga këto mund të shohim se nuk ka një përgjigje të vetme se kur është mosha më e mirë për të lindur. E gjitha varet nga prioritetet e secilës grua. Ndoshta mosha më e mirë për ju për të qenë nënë është sa herë që jeni gati të përballeni me çdo pengesë që vjen me shtatzëninë. /Pergatit