shegë

Të mirat që i ndodhin trupit nëse hani shegë çdo ditë

Prej mbrojtjes nga gripi e deri tek luftimi i sëmundjeve serioze, shega është dëshmuar se është një mbrojtës i madh i trupit tonë. Shega është e pasur me antioksidantë dhe kjo është arsyeja pse ajo e lufton çdo mikrob që na shkakton dhimbje dhe inflamacion. Kështu, cilat janë të mirat që i ndodhin trupit, nëse hani nga një shegë çdo ditë?

Ju mbron nga viruset dhe gripi sezonal

Me lëngun e tyre, farat dhe madje edhe lëvoren, shegat janë mburojë e trupit për shumë patogjenë. Lëngu veçanërisht, mund t’ju mbrojë nga marrja e viruseve. Gjithashtu, ky frut i mahnitshëm është edhe burim i madh i Vitaminës C, që është dëshmuar shkencërisht se të mbron nga gripi, shkruan Pergatit.com.

Mund të ulë tensionin e lartë të gjakut

Vetitë antioksiduese të shegës është dëshmuar se ulin me sukses tensionin e lartë të gjakut. Një studim ka treguar se ata që vuajnë nga këto gjëra, duhet të konsumojnë të paktën 240ml në ditë, që të shohin rezultate. Gjithashtu, lëngu i shegës duhet të jetë 100% natyral, jo me sheqer të shtuar.

Shega ndihmon në uljen e tensionit të lartë edhe përmes kaliumit. 100gr shegë përmbajnë 236gr kalium, diçka që ndihmon mirëmbajtjen e shëndetit të eshtrave dhe funksionin e zemrës.

Mund të përmirësojë problemet me tretjen

Njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Crohn-it i njohin problemet me stomakun që rezultojnë në reduktim të apetitit dhe humbje të peshës. Arsyeja për këtë është se bakteria që ndodhet brenda stomakut rezulton në inflamacion të rëndë. Një zgjidhje që shumë studime kanë gjetur se ndihmon është konsumimi i shegës. Ky frut duket se është një mbrojtës dhe sulmues i këtyre baktereve që shkaktojnë gjithë dhimbjen.

Forcon kujtesën

Ky ishte përfundimi që nxori studimi i Dr. Hartman, ku ai iu dha pilula të shegës pacientëve që ishin gati për t’u bërë operacion në zemër. Pilula e parë u dha një javë para operacionit dhe e dyta gjashtë javë më vonë. Pacientët vërejtën se kujtesa e tyre ishte 100% e paprekur dhe madje më e mirë se më parë. Kurse pacientët që nuk kishin marrë pilulë të tillë, përjetuan humbje të kujtesës.

Dr. Hartman shkoi edhe më tutje dhe tha se ka dëshmi se këto pilula ndihmuan në krijimin e më shumë neuroneve në tru. Kjo nuk do të thotë se ai gjeti kurën e Alzheimerit. Thjeshtë kjo tregon se përfitimet nga konsumimi i shegës janë shumë të mëdha.

Mund të rregullojë efektet e diabetit

Është gjetur se nivelet e larta të sheqerit për shkak të diabetit mund të kontrollohen thjeshtë duke ngrënë një shegë në ditë. Ky frut mund të reduktojë stresin oksidativ, i cili është shkaku kryesor i diabetit. Shega ulë edhe kolesterolin e keq, duke ndihmuar kështu mbajtjen e një niveli të ulët të sheqerit.

Megjithatë, pacientët diabetik duhet të kenë shumë kujdes me konsumin ditor të shegës. Në fund të ditës, edhe shega përmban sheqer natyral, diçka që ata duhet ta marrin në sasi të ulët gjithashtu.

Përmirëson shëndetin e eshtrave dhe redukton dhimbjet nga artriti

Në një studim të vitit 2011, u gjet se farat e shegës përmbajnë vaj që është shumë i mirë për gjunjë. Për më tepër, shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se vetitë antioksiduese të shegës luftojnë me sukses artritin. Shega mund të përdoret nga kushdo, në mënyrë që të përmirësojë fuqinë e eshtrave dhe funksionin e tyre. /Pergatit.com