Të pjekura apo të ziera, gështenjat janë mbretëresha e tavolinës së vjeshtës. Tepër të shijshme dhe super energjike, janë kurë shumë e mirë për shëndetin tonë.
Konsumoni gështenja jo vetëm pse janë frutë i stinës së vjeshtës, por sepse janë të pasura me vitamina, minerale dhe i bëjnë shumë mirë lëkurës dhe shëndetit të zemrës.
Në fakt cilësohet si frutë jo i zakonshëm, siç shpjegojnë nutricionistët, gështenja në krahasim me frutat e tjera përmban ujë në sasi më të paktë, mirëpo mund të konsiderohet “minierë ari” për përmbajtjen e lartë të mineraleve, sikurse janë hekuri, kalciumi, kaliumi, bakri, mangani.
Po kështu është burim i mirë i vitaminave në veçanti i vitaminës E, C, K dhe vitaminave të grupit B, shumë të domosdoshme për funksionimin e organizmit. Ndaj dhe ne po ju listojmë 10 arsye pse konsumimi i gështenjës ju bën shumë mirë për shëndetin.
Janë super të ushqyeshme
100 gramë gështenja kanë rreth 165 kalori dhe 37 gramë karbohidrate, nga të cilat të paktën një e treta është në formën e niseshtesë. Përmbajtja e tyre është më e lartë se ajo e patateve dhe përgjithësisht e ngjashme me atë të drithërave. Prandaj është një ushqim shumë kalorik që mund të bëjë kripëra minerale, vitamina dhe antioksidantë në sasi të mirë.
Përmban shumë vitaminë C
Fruti i gështenjës përmban vitaminë C sa limoni, por vetëm nëse hahen të papërpunuara. Vitamina C është e nxehtë dhe nxehtësia ka tendencë për ta shpërndarë atë.
Janë aleate të lëkurës
Të pasura me vitaminë A dhe vitaminë C, favorizojnë prodhimin e kolagjenit, i domosdoshëm për të ruajtur elasticitetin e indeve. Kolagjeni është një proteinë që trupi e prodhon natyralisht. Ajo është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe gjallërisë së lëkurës.
Mbajnë zemrën e shëndetshme
Falë kaliumit ato janë burim i mirë, duke i kthyer në aleate të zemrës dhe arterieve: ndihmojnë në mbajtjen e hipertensionit të shëndetshëm dhe sistemin kardiovaskular të shëndetshëm. Përveç kësaj, falë pranisë së vitaminës C, ato kundërshtojnë mbajtjen e ujit duke promovuar qarkullimin e duhur të gjakut.
Janë “gluten free”-pa gluten
Mund të konsumohen edhe nga personat që vuajnë nga sëmundja e Celiakisë, e cila është një sëmundje e cila shkaktohet nga gëlltitja e glutenit, që është një kompleks i proteinave të patretshme në ujë që ndodhen në grurë, dhe karakterizohet nga një numër i madh manifestimesh klinike.
Janë të mira kundër plakjes
Gështenjat janë të pasura me antioksidantë dhe prandaj arrijnë të kontribuojnë në luftën kundër stresit oksidativ dhe plakjes.
Ulin nivelin e kolesterolit
Konkretisht, prania e acideve të mira yndyrore, yndyra të ngopura dhe vitaminës E lejojnë rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak.
Forcojnë dhe mbrojnë imunitetin
Gështenja përmban antioksidantë, polifenolë dhe substanca të tjera të cilat kanë veprime anti-inflamatore.
Janë aleate të shëndetit të aparatit tretës
Prania e lartë e fibrave i bën gështenjat pro biotik të vërtetë, të afta për të mbështetur zhvillimin e florës bakteriale dhe funksionimin sa më mirë të aparatit tretës, veçanërisht zorrëve.
Të mira kundër lodhjes
Përmbajtja e lartë e kripërave minerale dhe indeksi i lartë glicemik i këtij fruti vjeshte ndihmon në remineralizimin dhe rikthimin e rezervave të glikogjenëve të muskujve pas aktivitetit fizik. Përmbajtja e mirë e niseshtesë, praktikisht karbohidrateve komplekse, e bën gështenjën vakt ideal për ata që ushtrojnë sport të rezistencës, pasi liron energjinë ngadalë. /pergatit.com