Përbërësit: 1 litër qumësht, 2 lugë gjelle nisheste, 3 lugë gjelle miell, 5 lugë gjelle sheqer, 1 vezë, 1 pako sheqer vanilje, 200gr mascarpone, 400gr biskota petit beure, 1 nescafe, kakao.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 1 litër qumësht, 2 lugë gjelle nisheste, 3 lugë gjelle miell, 5 lugë gjelle sheqer, 1 vezë dhe e përziejmë të gjithë këtë masë me tel kuzhine. Më pas e vendosim enën në zjarr dhe e përziejmë në temperaturë mesatare deri sa të fitojmë një krem të trash.
Derisa masa është ende në zjarr ia shtojmë një pako sheqer vanilje dhe e përziejmë përsëri masën me tel kuzhine deri sa të trashet mirë. Pasi të zihet kremi në të shtojmë 200gr mascarpone dhe e përziejmë përsëri mirë me tel kuzhine, më pas e përziejmë për 5 minuta me mikser.
Më pas marrim 400gr biskota petit beure dhe i lagim në 1 nescafe të nxehtë por jo të jetë shumë e nxehët. Biskotat i rendisim një nga një në tepsi katrore ashtu siç e shikoni në video, i spërkasim sipër me kakao dhe më pas shtojmë pak nga kremi i përgatitur duke e shtrirë mirë me lugë sipër biskotave.
Shtojmë përsëri një rend biskota të cilat i lagim në nescafe, i spërkasim përsëri sipër me kakao dhe më pas shtojmë edhe pak nga kremi i përgatitur duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e biskotave. Krejt në fund shtojmë përsëri një rend biskota të cilat i lagim në nescafe, sipër shtojmë të gjithë kremin e mbetur dhe e spërkasim përsëri sipër me kakao.
Ëmbëlsirën më pas e presim në copëza katrore dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!