Tortë e lehtë me karamel

Përbërësit: 6 vezë, 100ml vaj, 200ml qumësht, 150gr sheqer, 1 pecivë, 200gr miell, 50gr kakao.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 6 vezë duke i ndarë vezët të bardhat e vezëve në një enë dhe të verdhat në një enë tjetër, të verdhave të vezës u shtojmë 100ml vaj, 200ml qumësht, 150gr sheqer, 1 pluhur për pjekje (pecivë) 200gr miell, 50gr kakao. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit deri sa të bëhet një masë kremoze dhe pasi të jetë gati masën e hedhim në tepsi të lyer për ëmbëlsira.

Pasi e kemi hedhur ëmbëlsirën në tepsi e fusim në furrë për pjeke në temperaturë 250 gradë C për 30-35 minuta por e shikojm vazhdimsht me një shkop se a është pjekur mjaftueshëm (nëse furra juaj nuk ngrohë shumë mund tia rrisni temperaturën më shumë). Pasi ëmbëlsira të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë me një anë.

Të bardhat e vezës i përziejmë me 200gr sheqer dhe 2 sheqer vanile, i përziejmë me mikser për 8 minuta. Pasi të fitohet shllagu ja qesim petës së pjekur dhe prapë e fusim në furrë për 4 minuta. Pastaj përmbi shllag e lyejm me krem karamel dhe kokos. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Florenta. Ju bëftë mirë!