Përbërësit: 1 neskafe, 150ml ujë të nxehtë, 500ml hoplla, 100gr çokollatë të zezë, 100gr çokollatë të bardhë, 400gr biskota, krem karamele.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine shtojmë 1 neskafe, më pas shtojmë 150ml ujë të nxehtë e përziejmë me lugë dhe e lëmë që të ftohet pak. Pastaj marrim një enë tjetër kuzhine dhe shtojmë 500ml hoplla, e përziejmë më pas hopllen mirë me mikser deri sa të formojmë një krem të trashë.
Më pas marrim 100gr çokollatë të zezë dhe 100gr çokollatë të bardhë, i copëtojmë të dyja me anë të një thike dhe më pas i shtojmë tek kremi hoplla. E përziejmë mirë kremin hoplla me çokollatat, pastaj marrim një enë për ëmbëlsira (tepsi në formë katrore) dhe shtojmë biskotat.
Fillimisht biskotat i zhysim një nga një në neskafen e përgatitur më parë me 150ml ujë të nxehtë, biskotat e zhytura në neskafe i rendisim në tepsi më pas sipër i lyejmë me krem karamele. Pastaj zhysim përsëri edhe një rend biskota në neskafe dhe i rendisim sipër kremit karamele.
Pasi e kemi renditur edhe një rend biskota, sipër biskotave shtojmë nga masa e kremit hoplla me çokollatat e copëtuara. Më pas shtojmë dhe një rend keksa sipër kremit hoplla, duke i zhytur biskotat vazhdimisht në neskafe dhe shtojmë përsëri sipër biskotave kremin hopla.
Më pas shtojmë dhe një rend biskota të zhytur në neskafe dhe në fund shtojmë sipër biskotave të gjithë masën e mbetur nga kremi hoplla, duke e shtritë mirë me anë të një lugë në të gjithë sipërfaqen e ëmbëlsirës. Krejt në fund ëmbëlsirën e dekorojmë sipër me krem karamele sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!