Përbërësit për petën e parë: 1 puding çokollate, 300gr biskota të bluara, 125gr gjalpë (margarinë).
Përbërësit për petën e dytë: 1 puding vanilje, 200gr kokos, 125gr gjalpë, plus 1 pako biskota jaffa.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë përbërësit e cekur më lartë për përgatitjen e petës së parë. Pudingun e çokollatës e ziejmë sipas udhëzimeve në qese më pas i shtojmë biskotat dhe margarinën.
Më pas marrim një tepsi ku dëshironi ta vendsoni ëmbëlsirën dhe e shtrojmë masën e përgatitur për petën e parë. Në mes hedhim një rend biskota jaffa, pastaj shtojmë sipër nga masa e përgatitur për petën e dytë të cilën e përgatisim po në të njëjtën mënyrë, duke zier pudingun sipas udhëzimve në qese më pas shtojmë kokosin dhe gjalpën (margarinën).
Pasi e kemi shtrirë edhe masën e petës së dyt sipër biskotave jaffa, e dekorojmë sipër sipas dëshirës me çfarë të kemi dëshirë çokollatë të shkrirë ose krem pana për ëmbëlsira. Ju bëftë mirë!