Përbërësit:
1/2 filxhan gjalpë, 150gr çokollatë, 3 vezë të ndara, 100gr sheqer, një lugë gjelle kakao, pak kripë.
Glazura:
2 të kuqë të vezës, 100gr sheqer, një gjysmë lugë gjelle niseshte, 160ml qumësht të nxehtë, gjysmë luge qaji vanilje,
një lugë gjelle kafe, gjysmë lugë gjelle xhelatinë, 2 lugë gjelle ujë i ftohtë, 240gr krem pana.
Udhëzimet:
Parangrohim furrën në 180 grade, ndajmë të verdhët e vezës nga të bardhët. Shkrijmë çokollatën dhe gjalpën dhe i lëmë të ftohen. Shtojmë të verdhët e vezës një nga një dhe i përziejmë mirë.
I hedhim kakaon dhe pak kripë. Përziejmë të bardhët e vezës me mikser, duke shtuar gradualisht sheqerin derisa të fitohet masa e duhur. E vendosim masën e fituar në një enë dhe e vendosim të piqet për 25 minuta. E nxjerrim pastaj nga furra dhe e lëmë të ftohet mirë.
Për ta përgatitur glazurën, përziejmë të verdhët e vezës me sheqer derisa të fitohet masë kremoze dhe të marrë ngjyrë të verdhë. Hedhim mbi të niseshten, gradualisht e hedhim qumështin e nxehtë mbi masën derisa të kombinohet.
Vendosim përzierjen në një enë dhe i ziejmë derisa të vlojë, pastaj e largojmë nga zjarri dhe i shtojmë masës ekstrakt vanilje dhe kafe. E lëmë pastaj të ftohet, dhe marrim xhelatinën dhe i hedhim 2 lugë gjelle ujë të ftohtë derisa të fillojë të bymehet për 5-10 minuta.
Vendosim në një temperaturë të ulët derisa xhelatina të shkrihet dhe e vendosim mbi përzierjen tjetër. Rrahim kremin pana derisa të hollohet dhe e shtojmë në përzierje. E shtrijmë glazurën mbi fillin duke përdorur shpatullë.
E mbulojmë me foli dhe e vendosim në frigorifer për 4 orë gjatë natës para se ta servojmë. Mbi tortë hedhim kakao pluhur, dhe duke përdorur një thikë të ngrohtë e prejmë tortën në pjesë dhe e servojmë.
Ju bëftë mirë!